U aksidentua me motor gjatë garave, vdes piloti italian

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Pas një aksidenti ku u përfshijnë katër motoçikleta, vdiq ngasësi Fabrizio Giraudo.

Giraudo, ishte pilot i garave me motor.

Ai humbi jetën derisa po garonte në Kupën e Italisë RR, Klasi i 1000-të në Misano.

Sipas raportimit të mediave italiane, për shkak të të një problemi një pilot i motorit kishte ndaluar , ku më pas ishte goditur nga një motor tjetër që ishte i palëvizshëm.

Motori kishte ‘fluturuar’ në rrugë ku ndodhej edhe motoçikleta e tretë.

E si pasojë e përplasjes, 46-vjeçari është rrëzuar dhe ka vdekur.

Pas kësaj, promotori i trofeut World Circuit Misano, ka vendosur që ta anulojë ngjarjen, në nderim të pilotit të vdekur.

Presidenti i Fedemoto, Giovanni Copioli, tha se është tejet i pikëlluar pas ngjarjes.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e një entuziasti dhe praktikuesi. Ne i bashkohemi dhimbjes së familjes dhe njerëzve të tij të dashur, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella”, tha ai.

Go to TOP