Ballkani triumfon minimalisht ndaj Drenicës

Ballkani ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.

Në minutën e pestë, skuadra nga Skenderaj u detyrua të bënte zëvendësim të detyrueshëm, duke u larguar Koxy, ndërsa në vend të tij hyri Mëziu.

Pas gjysmë ore lojë, kampioni në fuqi i elitës së futbollit kosovar kaloi në epërsi me golin e Edvin Kuç.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat patën raste të mira shënimi, por shpërdoruan mundësitë.

Kjo fitore për Ballkanin është jetike në garën për titull, pasi janë lider me 58 pikë, një më shumë se Drita.

Go to TOP