Një burrë në Leposaviq thotë se dikush ia djegu karriget e ballkonit pasi punon në institucionet e Kosovës
Policia e Kosovës njofton se një burrë në Leposaviq ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi është shtetas kosovar.
I dëmtuari në polici ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.
“Tvrdane, Leposaviq 15.04.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij. I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij”, thuhet në njoftim.
