Ministria e Financave ka një lajm të mirë për përfituesit nga skema pensionale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton përfituesit nga skemat pensionale që sot është bërë ekzekutimi i pensioneve për muajin prill.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, të ministrisë.

Sipas ministrisë pagesa e pensioneve është bërë një ditë më herët se zakonisht, duke konsideruar që dita tjetër e punës është dita e martë më 18 prill.

Njoftimi i plotë:

Ekzekutohen pensionet për muajin prill

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton përfituesit nga skemat pensionale që sot është bërë ekzekutimi i pensioneve për muajin prill.

Pagesa e pensioneve është bërë një ditë më herët se zakonisht, duke konsideruar që dita tjetër e punës është dita e martë më 18 prill.

Go to TOP