NDMBGD: Sistemi ekzistues nuk ofron drejtësi për viktimat e përdhunimit

Beograd, 14 prill 2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Grupi i grave të iniciativës NDMBGD dënon sjelljen e avokatit të të akuzuarit, si dhe pjesëmarrësve të tjerë në gjykimin kundër Mirosllav Mika Alleksiqit, ndaj viktimave të procedurës.

Pyetja e paskrupullt për detajet e ngjarjes disa orëshe me tendencë për të fajësuar viktimën për moskallëzim më herët dhe dyshimin e dëshmisë së saj është e papranueshme në procedurën e ndjeshme penale të vërtetimit të përdhunimit, në një institucion të quajtur Pallati i Drejtësisë.

Disa vite më parë, shumë gra të guximshme si Millena Radulloviq, Iva Illinçiq, Danijella Shtajnfelld dhe të tjera folën për përvojat e tyre traumatike dhe hodhën dritë mbi rastet e përdhunimeve dhe ngacmimeve seksuale nga burrat në pozitat e pushtetit.

Më vonë, këto raportime nisën një zinxhir mijëra dëshmish anonime të grave që postonin në rrjetet sociale për përvoja të ndryshme të dhunës dhe arsyet e mos denoncimit të saj.

Në Serbi, mijëra gra që janë viktima të dhunës seksuale nuk marrin drejtësi: brenda një viti ngrihet një aktakuzë për pak më shumë se 10% të rasteve dhe shumica e rasteve nuk raportohen kurrë.

E zakonshme në të gjitha këto raste është fakti se viktimave nuk u besohet, se pyetja famëkeqe pse nuk raportuan më herët relativizon përvojën e tyre, për të cilën ata duhet të japin dhe të konfirmojnë vazhdimisht deklaratat – në polici. prokurorisë dhe siç e shohim në këtë procedurë dhe para gjykatës, gjë që padyshim çon në rijetesën e traumës.

Nuk duhet të jetë çudi që në një sistem të tillë, mijëra gra viktima të dhunës seksuale nuk do të arrijnë drejtësinë: brenda një viti ngrihen akuza për pak më shumë se 10% të rasteve dhe numri më i madh i rasteve nuk raportohen kurrë. .

Lëvizja NDMBGD ka një zgjidhje për trajtim më të drejtë të viktimave të përdhunimit dhe pika kyçe e kthesës është fillimi i procedurës për ndryshimin e definicionit të veprës penale të përdhunimit, që nën përdhunim nënkupton mungesën e pëlqimit të qartë dhe të shprehur qartë për marrëdhëniet seksuale.

Kjo do të siguronte një kuadër ligjor për ndëshkimin e çdo akti seksual jokonsensual dhe barra e provës do të kalonte nga viktima te autori. Një model i një ligji të tillë ekziston në Spanjë, Belgjikë, Greqi, në Kroacinë fqinje dhe në vende të tjera që e kanë njohur rëndësinë e besimit në dëshminë e viktimës.

Gjithashtu, në nivel të qytetit të Beogradit, ne propozojmë krijimin e Qendrës së Krizave për viktimat e dhunës seksuale, ku viktimat do të mund të kalojnë të gjithë procesin e dëshmisë në një vend në mënyrën e duhur, të marrin kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbështetjen psikologjike.

Masat që ne propozojmë garantojnë dinjitetin e viktimave dhe çojnë drejt drejtësisë për të gjitha gratë viktima të dhunës seksuale.

Go to TOP