Musliu-Shoshi ballafaqon Bislimin me fjalët e tij, Bislimi: I pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje publike

“Kur qeveria e Kosovës e ndërron qëndrimin për Asociacion…Besnik Bislimi nuk është më në dialog”.

Kjo është deklarata e zëvendëskryeministrit të parë Bislimi thënë kohë më parë, ndërsa atij iu rikujtua në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës nga deputetja Ariana Musliu-Shoshi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK).

Deklaratë e cila u arsyetua nga Bislimi sikurse një e ardhur “nga epshi për vëmendje publike”, fjalor për të cilin u paralajmërua edhe nga Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Faleminderit për kujdesin maksimal që të ndiqni me detaje intervistat e mija në  vazhdimësi. Po ashtu, është i pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje publike por, është e parëndësishme…është mirë kur përcillni intervistat të përcillni intervistën jo fjalinë”, deklaroi Bislimi.

Musliu-Shoshi tha se përgjigjen e Bislimit lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ia jep kreu i ekzekutivit, Albin Kurti të cilit iu referua si “Luani”.

“E thash që ofendimet i ke argumentet më të forta por, me mua nuk të shkojnë…përgjigjen t’a jep ‘Luani yt’, apo Kryeministri yt…”, tha Musliu-Shoshi gjersa lëshoi edhe një pjesë të intervistës së Kurtit kur pranoi se kishte një Asociacion brenda marrëveshjes së akorduar me Serbinë.

Musliu-Shoshi ka kërkuar nga Bislimi të jap dorëheqje pasi pretendimet e tij se s’do të ketë Asociacion, tani po del se ka Asociacion, duke shtuar se [Bislimi] “tani s’ke kredibilitet të jesh kryenegociator… jep dorëheqje”, ka thënë ndër të tjera deputetja e PDK-së, Musliu-Shoshi.

Go to TOP