7 raste të dhunës në familje veç në Prizren

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Prizren.

Sipas raportit të policisë, rastet i kanë lajmëruar gratë pasi disa u rrahën nga burrat e disa prej tyre u sulmuan nga familjarët.

Njoftimi i policisë për rastet, një prej të cilëve është në Suharekë:

Suharekë, 28.02.2022 – 01:00. Viktima femër kosovare ka informuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Prizren, 27.02.2022 – 17:30. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e gruar të dyshuar kosovarë, pasi që janë rrahur në mes veti. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren, 18.12.2022 – 11:00. Viktima femër kosovare ka informuar se ndaj saj,  në vazhdimësi ka ushtruar dhunë burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.

Prizren, 28.02.2022 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj rejës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 28.02.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familjen e tij saktësisht ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren, 28.02.2022 – 15:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (burri i saj) në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP