69 ditë pa ministër të Shëndetësisë

Sot janë bërë plot 69 ditë që shëndetësia në Kosovë nuk ka zot shtëpie, pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga kjo pozitë më 6 tetor të këtij viti.

Që nga data 6 tetor, vendi është pa ministër të Shëndetësisë, të emëruar zyrtarisht, ani pse punën si ushtruese e detyrës së ministres po e vazhdon Dr. Dafina Gexha – Bunjaku.
Reflektim më të shpejtë të qeverisë po kërkojnë nga ana e opozitës kosovare, gjegjësisht anëtarët e komisionit për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, theksoi se sektori i shëndetësisë nuk mund të funksionojë pa prani të ministrit.

“Sinqerisht, situata në shëndetësi nuk është e mirë dhe duhet të zgjidhet sa më parë. Ministria të funksionojë pa prani të ministrit, nuk është në rregull, ndërsa përgjegjësitë t’i mbajë mbi vete kryeministri, i cili ka mjaft obligime të tjera”, thotë Dreshaj.

Go to TOP