5 të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares së shpejti u skadon paraburgimi, çfarë pritet të ndodh

Më 26 nëntor u skadon paraburgimi pesë të dyshuarve për dhunimin e vajzës 11-vjeçare në gusht të këtij viti në Prishtinë, prokuroria pritet të kërkojë nga gjykata kompetente vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Express, Laureta Ulaj – zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“Referuar pyetjes suaj, iu njoftojmë se lidhur me këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit do të kërkojë vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve, panë gjykatës kompetente”, thuhet në përgjigjen e Ulajt dhënë Gazetës Express.

Ekrem Rexhepi (26-vjeç), Shkëlqim Kameri (19-vjeç) dhe tre të miturit G.R.,(vëllai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J., të dyshuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë ndodhen në paraburgim prej rreth tre muajsh.

Vajza 11-vjeçe dyshohet se ishte dhunuar për rreth shtatë orë më 27 gusht të vitit 2022. Ngjarja që tronditi Kosovën kishte nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur.

Gazeta Express kishte publikuar dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për rastin e dhunimit të vajzës 11-vjeçe, në gusht të këtij viti.

Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria.

Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

Për këtë rast kishte dhënë dorëheqje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Dorëheqje kishte dhënë edhe Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

Disa ditë më vonë, Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte njoftuar për ndalimin e disa personave tjerë nën dyshimin se 11-vjeçarja ishte trafikuar edhe në muajin qershor të këtij viti.

Për rastin e dhunimit dhe trafikimit të 11-vjeçares janë në paraburgim 13 persona, në dy raste të ndara.

Go to TOP