42-vjeçarja: Pas vdekjes së dy ish të dashurve të mi, bëj marrëdhënie me djem më të vegjël

Dhimbja nga humbja e një personi të dashur mund të kërkojë shumë kohë që të kalojë, por jo të gjithë njerëzit janë në gjendje ta përballojnë atë ashtu siç duhet.

Këtë herë, “Dear Deidre” sjell historinë e një 42-vjeçareje, e cila ka humbur tragjikisht dy të dashur që ka pasur në periudha të ndryshme të jetës, e tani nuk di se si të kapërcejë dhimbjen.

Ja rrëfimi i saj:

“Unë jam kthyer në një prostitutë. U dërgoj fotografi ku jam e zhveshur të huajve dhe takoj të rinj për seks. Unë nuk e njoh më veten”.

“Unë jam një grua me 42 vjeç dhe gjithmonë jam krenuar me pamjen time dhe mënyrën se si jam sjellë. Por gjithçka ndryshoi pasi humba dy njerëz shumë të dashur për mua”.

“Tre vjet më parë i dashuri im vdiq nga një sulm në zemër. Ai ishte 36 vjeç dhe vdiq duke luajtur futboll. Isha e shkatërruar”.

“Pastaj ish-i im më dërgoi një mesazh një natë përmes postës elektronike, ku më pyeste se si isha. Ne filluam të shiheshim rregullisht si miq dhe më pëlqente të kaloja kohë me të përsëri”.

“Më ra qielli mbi kokë kur ai më tha se ishte diagnostikuar me kancer dhe po priste një transplant organi”.

“Vazhdova ta shihja deri kur u bë shumë i dobët dhe e humba atë 18 muaj më parë. Ai ishte 47 vjeç”.

“Unë kam qenë si e përhumbur që kur kam humbur këta dy njerëz që kishin shumë kuptim për mua”.

“Motra ime tha që unë duhet të dilja më shumë dhe të takoja njerëz, por padyshim që kjo nuk ishte e mundur gjatë Covid kështu që u bashkova me disa site takimesh online”.

“Burra të rinj ishin të interesuar për mua, gjë që më dukej e çuditshme, por gjithmonë më kanë thënë që dukem mirë për moshën time”.

“Unë dola me disa djem në të 30-at e tyre dhe pastaj dola me një djalë 28 vjeç dhe me një tjetër vetëm 23 vjeç. Kam bërë seks me secilin prej tyre”.

“Unë kam filluar të dërgoj fotografi dhe video nudo tek kushdo që i dëshiron dhe më besoni, ka shumë djem që do të bëjnë gjithçka për një foto të tillë”.

“Unë gjithashtu kam filluar të pi shumë. Puna duket se më mban në këmbë. Unë kam kolegë të mrekullueshëm, por ata nuk e kanë idenë për anën tjetër të jetës time. Nuk jam e sigurt se çfarë të bëj.”

“Dear Deidre” thotë:

“Çdo formë arratisjeje nga të menduarit për të dashurit tuaj që keni humbur, ju bën të ndiheni mirë. Por kjo nuk jeni ju.

“Ju nuk jeni dikush që pini shumë dhe fle kudo. Ju jeni një zonjë krenare që është verbuar nga këto humbje të mëdha”.

“Në vend që të fshiheni nga dhimbja duke kërkuar vëmendje dhe duke pirë, flisni me një nga kolegët tuaj ose me një mik për humbjet që keni kaluar. Një natë me ta do të të bënte mirë. Gjeni një hobi të ri për kohën tuaj të lirë”.

Go to TOP