41 aksidente trafiku brenda një jave në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur aktivitetet e ndërmarra gjatë javës në parandalim të aksidenteve.
Policia bëri të ditur se gjatë javës së kaluar kishin ndodhur 41 aksidente.
Prej tyre asnjë me fatalitet, 14 me lëndime dhe 27 aksidente me dëme materiale.

Ndërsa, nga aktivitetet e ndërmarra janë shqiptuar gjithsej 1491 gjoba.

“Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 426 gjoba. Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 205 gjoba. Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 80 gjoba. Kalimi i afatit të regjistrimit të automjeteve , 40 gjoba”.

Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe ka njoftuar se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Go to TOP