Kërkohet 30-vjeçarja Emine Berisha, raportohet e zhdukur që nga 2 tetori

Bashkëshorti i Emine Asip Berishës  nga Samdraxha e Suharekës, me datë 02 tetor 2022 ka raportuar për zhdukjen e saj.

Emine Asip Berisha, lindur me datë 09.06.1992  nga Samadraxha, Suharekë,  Republika e Kosovës, për here të fundit është parë  nga familjarët  e saj me datë 02 Tetor 2022  në mëngjes, kur ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Sipas ankuesit  viktima është:  Femër, me peshë mesatare, flokët të gjata, 30 vjeçare.

“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse e shohin personin e njëjtë  apo  din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, ka bërë thirrje Policia e Kosovës.

Go to TOP