26-vjeçarja nga Podujeva lind katërnjakë

Një grua ka Podujeva ka lindur katërnjakë.

Njoftimi u bë nga Shërbimi, Spitalor, Klinik dhe Universitar.

Në njoftim thuhet se 26-vjeçarja D.S i ka lindur tre djem dhe një vajzë.

“Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, njofton ShSKUK-ja.

Lindja është realizuar me operacion, derisa gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjave është e mirë.

Go to TOP