Aksidentohen tri vetura në Prishtinë

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur para pak çastesh tek “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”.

Sipas pamjeve vetura e parë ka frenuar e para, ndërsa dy të tjerat e kanë goditur nga pas.

Burimet kanë bërë të ditur se vetura e parë kishte frenuar për shkak se disa këmbësorë kanë kaluar rrugën me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes nuk ka arritur ende Policia e Kosovës.

Go to TOP