Zyrtare: Zekirija Ramadani është emëruar trajner i ri i Egnatias

Zekirija Ramadani është emëruar trajner i ri i Egnatias.

Këtë e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Mirësevjen Zekirija RAMADANI ! Presidenti DEMROZI zyrtarizon sot Trajnerin e ri të skuadrës . I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani“, thuhet në njoftimin e tyre.

Ramadani është emëruar trajner i Egnatias, pak kohë pasi u nda me Prishtinën.

Egnatia garon në Kategorinë Superiore në Shqipëri, teksa renditet në vendin e gjashtë.

Ramadani ia riktheu Prishtinës titullin pas 11 viteve, në sezonin e kaluar.

Go to TOP