Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo mund të bashkohen te…

Zinedine Zidane dëshiron Cristiano Ronaldon t’i bashkohet te PSG-ja nëse francezi do të zëvendësojë Mauricio Pochetinon në stol në fund të sezonit.

Portali francez “le10 Sport” pretendon se “Zizu” pritet të marrë vendin e teknikut argjentinas, i cili me shumë gjasë mund të rikthehet në Premier Ligë, në stolin e Manchester United.

Zidane dhe Ronaldo patën një bashkëpunim të shkëlqyer te Reali, ku ata fituan tri herë radhazi Ligën e Kampioneve.

Por, që të dy u larguan nga “Santiago Bernabeu” në verën e 2018-ës.

Sipas “Footmercato”, Zidanit do t’i ofrohet një rrogë më e lartë sesa ajo e Pochetinos, por edhe më shumë pushtet, ndoshta duke i treguar derën edhe drejtorit sportiv, Leonardo.

Ronaldo firmosi një kontratë 2-vjeçare me opsionin për të rinovuar edhe një tjetër sezon në Manchester.

Por, portugezi ka ngelur i pakënaqur nga rezultatet dhe nëse ata nuk kualifikohen në Champions sezonin e ardhshëm, ai do të merrte seriozisht në konsideratë largimin.

Go to TOP