Xherdan Shaqiri në Amerikë për 7.5 milionë dollarë
Sulmuesi Xherdan Shaqiri në ditët e ardhshme pritet të kompletojë kalimin te skuadra amerikane, Chicago Fire.
Sipas “MLS”, marrëveshja mes Lyonit dhe Chicago Fire është kompletuar për 7.5 milionë dollarë dhe do nënshkruhet dhe zyrtarizohet këtë javë.
Përpos kësaj, Shaqiri në fundjavë do mund të njihet me bashkëlojtarët e rinj dhe të stërvitet me ta.
Ndërkohë, debutimi pritet të bëhet kur të nisë sezoni pas afro dy javë e gjysmë.
