Vrasje në tentativë në Prishtinë, viktima përfundon në QKUK pasi sulmohet me thikë

Një person ka përfunduar në QKUK, pasi i njëjti është therur me thikë pas një mosmarrëveshje që ka pasur me një person tjetër në Prishtinë.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti në konsultim me prokurorin po vazhdon të hetohet.

“Prishtinë, 16.12.2021 – 14:40.   Viktima mashkull kosovar është  duke u trajtuar në QKUK,  pasi që i njëjti  pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori , rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raport. 

Go to TOP