Vrasja e 27 vjeçarit në Pejë, si ndodhi përleshja mes tre personave

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e enjte në qytetin e Pejës, ku pas një përleshje mes tre personave, një 27 vjeçar ka humbur jetën.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Fidanishte”, në Pejë rreth orës 14:45.

Policia kishte konfirmuar se në përleshje janë përdor mjete të mprehta (thikë).

“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Pak orë pas përleshjes, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë në spitalin që ishte duke u trajtuar.

“Sot, më 20.01.2022, në ora 14:45, policia është njoftuar për një rast të përleshjes në mes disa personave që kishte ndodhur në rrugën ‘’Konferenca e Bujanit’ në Pejë. Patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë këtij njoftimi duke reaguar me të shpejtë në vendin e ngjarjes. Nga informatat e siguruara është kuptuar se në këtë përleshje ishin përfshirë tre persona: E.M., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar) kishte marrë plagë (dyshohet nga një mjet i mbrehtë-thikë) dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Pejë. Si pasojë e plagëve të marra, sipas mjekëve E.M., ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lidhur me rastin Policia ka arrestuar të dyshuarin K.S., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar) i cili po ashtu ishte i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia po ashtu ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që është i përfshirë në këtë rast: L.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar).

Rasti është duke u trajtuar nga organet përgjegjëse.

Go to TOP