Vdes vajza e vogël që u godit nga vetura para katër ditësh në Suharekë

Një vajzë(fëmijë) ka ndërruar jetë në fshatin Reshtan të Suharekës.

E njëjta ka vdekur pasi që ishte aksidentuar para katër ditësh në trafik.

Ajo ka ndërruar jetë mbrëmë në QKUK.

Trupi i pa jetë i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, para pak ditësh policia kishte dhënë detaje për aksidentin në fjalë, ku bëhej e ditur se viktima e cila vdiq mbrëmë, më 15 mars ishte goditur nga vetura.

“Fsh. Reshtan, Suharekë 15.03.2022. Ka ndodhë një aksident trafiku ku automjeti me ngasës mashkull kosovar ka goditur një këmbësore femër kosovare, e cila si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës”, bënte të ditur policia.

Go to TOP