Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Ushtria e Ukrainës po ashtu ka thënë se po zhvillon “beteja të ashpra” me forcat ruse në skajin e qytetit jugor të Mikolajivit, i cili kontrollon rrugën drejt qytetit të rëndësishëm të Odesës, në Detin e Zi, në perëndim. Granatimet po ashtu kanë vazhduar në periferitë e Kievit, përfshirë në Irpin, ku për tri ditë nuk ka pasur energji elektrike, ujë dhe ngrohje.
“Rusia po vazhdon të kryejë sulme me raketa, me bomba dhe me artileri ndaj qyteteve dhe vendbanimeve të Ukrainës”, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. “Pushtuesit po vazhdojnë ta përdorin rrjetin e hapësirës ajrore të Bjellorusisë për të kryer sulme ajrore në Ukrainë”.
Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se të paktën 364 civilë janë konfirmuar të vrarë, që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, më 24 shkurt.
1Trupat e civilëve që u vranë më 6 mars, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Irpini, gjatë granatimeve dhe bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse.2Ushtarët ukrainas duke bartur foshnja, teksa i ndihmonin një familjeje në ikje për të gjetur një automjet, pas kalimit të lumit të Irpinit, në periferi të Kievit, më 5 mars.3Banorët lokalë duke vrapuar për të gjetur strehim më 6 mars, teksa iknin nga qyteza e Irpinit, pas granatimeve të fuqishme në të vetmën rrugë largimi të përdorur nga banorët, ndërsa trupat ruse avanconin drejt kryeqytetit, Kievit.4Një shtëpi e kapluar nga zjarri, pas granatimeve në qytezën e Irpinit, 26 kilometra në perëndim të Kievit, më 4 mars.5Dëmet nga granatimet prej forcave ruse, në qytetin e Izjumit, në rajonin e Harkivit.6Një burrë dhe një fëmijë duke u përpjekur për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 6 mars, pas granatimeve të fuqishme nga forcat ruse.7Një banor duke lëvizur pranë një shtëpie të përfshirë nga flakët, pas bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse në Irpin, më 6 mars.8Civilët ukrainas duke u grumbulluar nën një urë të shkatërruar, teksa përpiqeshin të iknin nga Irpini, në periferi të Kievit, më 5 mars.9Një grumbull i madh i qytetarëve ukrainas, nën një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin e Irpinit, më 5 mars.10Njerëzit duke kaluar mbi një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 5 mars.11Dy njerëz duke qëndruar pranë një grope të madhe, të shkaktuar nga një predhë, para një shtëpie të dëmtuar nga granatimet e fundit në Harkiv, më 6 mars.12Zjarrfikësit duke shuar një zjarr, pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë në aeroportin ndërkombëtar të Vinitsjës, më 6 mars.13Artileria ukrainase duke shtënë në drejtim të trupave ruse, në veri të Kievit, afër Makarivit, më 6 mars.14Ushtria ukrainase duke shtënë ndaj pushtuesve rusë, në veri të Kievit, më 6 mars.15Pjesëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës duke mbajtur armë të avancuara kundërtanke, në një pikë kontrolli në Kiev, më 6 mars.16Forcat e armatosura ukrainase duke shtënë në drejtim të pozicioneve të mbajtura nga rusët, në periferi të Kievit, më 6 mars.17Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, duke vizituar një pikë kontrolli të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, në Kiev, më 6 mars.18Një fëmijë duke u përshëndetur me të atin e tij, nëpërmjet dritares së një treni që po nisej drejt Lvivit, nga stacioni kryesor i trenave në Kiev, më 6 mars.