Ukraina kërkesë Kryqit të Kuq: Ktheni mijëra trupat e pajetë të pushtuesve në Rusi, kjo është nevojë humanitare

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duhet të heqë trupat e pajetë të mijëra rusëve të vrarë në pushtimin e deritanishëm dhe t’i kthejë ato në Rusi.

Zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk tha në një konferencë televizive “këto janë mijëra trupa të pushtuesve. Kjo është një nevojë humanitare”.

“Ne kërkojmë që trupat e pushtuesve rusë të largohen nga territori dhe të shkojnë në Federatën Ruse”, pohoi ajo.

Ukrainasja i kërkoi drejtpërdrejt Kryqit të Kuq, “Bëni atë që duhet për të zgjidhur këtë problem humanitar”.

Më herët, ushtria ukrainase njoftoi se më shumë se 3500 ushtarë rusë ishin vrarë. Rusia deri më tani nuk ka pranuar ndonjë viktimë.

ITV News raportoi për dokumentet e ministrisë ruse të shëndetësisë që duket se zbulojnë përgatitjet e Moskës për viktima masive në konflikt që do të kërkonte hartimin e mjekëve

Go to TOP