Udhëtim i vështirë i Dortmundit te Hoffenheim, formacionet zyrtare

Derbi i xhiros së 20-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga do zhvillohet mes Hoffenheim dhe Dortmund.

Është një ndeshje mes dy skuadrave që ndodhën në pozitat e larta të tabelës, pasi Hoffenheim është e katërta dhe Dortmund e dyta.

Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes në xhiron e fundit 2-1 te Union Berling dhe duan të rikthehen te fitoret.

Në anën tjetër, Dortmund ka dy fitore radhazi dhe kërkon të tretën në mënyrë që t’i afrohet sa më shumë Bayernit.

Dy trajnerët tanimë kanë zbuluar edhe emrat e futbollistëve që do të jenë në fushë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Hoffenheim: Baumann, Geiger, Bebou, Dabbur, Stiller, Baumgartner, Raum Hubner, Vogt, Kramaric, Richards.

Dortmund: Kobel, Guerriro, Akanji, Hummels, Wolfs, Bellingham, Dahoud, Brandt, Malen, Reus, Haaland.

Go to TOP