SPORT

Southamptoni befason të gjithë, nënshkruan me ish-portierin e Chelseat kontratë vetëm për një muaj

Një transferim i pazakontë ka ndodhur në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Skuadra elitare angleze, Southampton ka nënshkruar me portierin argjentinas Willy Caballero. Deri këtu është gjithçka në rregull dhe asgjë e jashtëzakonshme, por kohëzgjatja e kontratës ka befasuar të gjithë.

Saints i kanë ofruar portierit veteran një kontratë afatshkurtër për vetëm një muaj, e cila është nënshkruar sot dhe do të skadojë më 5 janar.

Deri më tani në futboll nuk është parë një gjë e tillë, por në elitën e basketbollit amerikan NBA ndodhin shpesh këso lloj kontrata nga lojtarët e lirë.

E gjitha kjo erdhi pasi dy portierët e Southampton, Alex Mçarthy dhe Fraser Forster janë të dy të lënduar.

Caballero do të jetë në dispozicion të trajnerit Ralph Hasenhuttl për ndeshjen ndaj Arsenalit, Crystal Palaces, Brenfordit, West Hamit, Tottenhamit dhe Newcastles e cila luhet më 2 janar.

Debutimi i argjentinasit me klubin e ri pritet të fundjavë ndaj Arsenalit në Londër.

Ish-portieri i Manchester Cityt dhe Chelseat pas largimit në verë nga londinezët, ishte duke stërvitur me skuadrën e Wimboldon për ta mbajtur formën. 

Shfaq më shumë
//benoopto.com/4/3473483