Situata në Veri e bën ambasadorin francez të reagojë në mesnatë: Koha për përmbajtje dhe përgjegjësi
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka reaguar në mesnatë lidhur me tensionimin e situatës në veri të vendit.
Guerot i ka ftuar të gjithë për përmbajtje dhe përgjegjësi.
“Tani është koha që të gjithë të ushtrojnë përmbajtje dhe përgjegjësi”, ka shkruar ambasadori francez në Twitter.

Guerot ka shpërndarë gjithashtu deklaratën e lëshuar më herët të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell.

