Shtatë gola, tre penallti dhe një karton i kuq– Atletico Madridi fiton dramën ndaj Getafes

Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Getafes me rezultat 4-3 në një ndeshje të bukur në kuadër të La Ligas.

Ndeshja nisi shumë mirë për Los Colchoneros që fituan penallti që në minutën e nëntë, por nga pika e bardhë nuk ishte i saktë Luis Suarez.

Por në minutën e 20-të erdhi goli. Angel Correa arriti të shënojë për 1-0.

Dukej se Atletico ishte në formë, pasi në minutën e 27-të, Matheu Cunha shënoi për 2-0, duke shënuar një gol të bukur.

Por në minutën e 31-të Getafe arriti të kthehej në skenë me Borja Mayoral që shënoi për 2-1.

https://www.youtube.com/watch?v=fnDkYx9bocE&feature=emb_title

Në minutën e 37-të, Getafe fitoi penallti pas një loje me dorë në zonën e Atletico Madridi.

Nga pika e bardhë ishte i saktë turku Enes Unal për 2-2.

Në minutën e 42-të sërish Getafe fitoi penallti dhe sërish ishte I sakt Unal që shëoi për 3-2.

Por emcionet e pjesës së parë nuk u ndalen me kaq.

Angel Correa arriti të shënojë në minutën e katërt të kohës shtesë për 3-3, duke e mbyllur një pjesë të parë të çmendur.

Pjesa e dytë sa i përket rasteve ishte shumë më e zbehtë, sikurse golat ishin harxhuar në pjesën e parë.

Një karton I kuq në minutën e 58-të për Felipen, vështirësoi punët e Atletico Madridit.

Por Los Colchoneros arritën golin e epërsisë në minutën e 89-të, kur Hermoso shënoi për 4-3.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1492619310078074888?s=20&t=h4z0dfn6o0gUYe4cWGvRxw

Kjo fitore e kthen Atletico Madridin në vendin e katërt në La Liga me 39 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore
Go to TOP