Serbia kundër renovimit të shtëpisë së Xhafer Devës

Me rastin e planit të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, BE-së dhe OKB-së për të rinovuar shtëpinë e politikanit dhe njëherit anti-komunistit të njohur shqiptarë, Xhafer Deva, e cila ndodhet në jug të Mitrovicës, ka reaguar drejtori i Zyrës së qeverisë serbe për Kosovë, Petar Petkoviq.

Petkoviç shkroi në Twitter se “Serbia është vazhdimisht kundër përpjekjeve të Kurtit për të rishikuar historinë dhe për të relativizuar krimet e fashistëve shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore”.

“Shtëpia e bashkëpunëtorit të nazistëve Xhafer Deva nëse do të shndërrohet në hapësirë ​​publike, mund të jetë vetëm muze i kujtimit për viktimat e krimeve të Divizionit SS Skenderbeu dhe formacioneve të tjera fashiste shqiptare në Kosovë”, ka shkruar Petkoviq.

Siç kemi raportuar, shtëpia e Xhafer Devës do të renovohet si projekt i përbashkët i Ministrisë së Kulturës e Kosovës, BE-s dhe OKB-s.

Go to TOP