Roma dërgon ofertë për futbollistin e Real Madridit

Ekipi italian nuk e ka nisur edhe aq mirë edicionin në Serie A.

Pas formës së dobët në fillim të këtij sezoni, trajneri i Romës, Jose Mourinho ka kërkuar disa transferime qysh në merkaton e janarit, transmeton Kosova.info.

Sipas ‘El Nacional’, ekipi italian ka ofruar rreth 30 milionë euro për të sjell në radhët e tyre spanjollin Lucas Vazquez.

Megjithatë, klubi spanjoll nuk është fare e interesuar të heq dorë nga futbollisti i tyre.

Thuhet se Florentino Perez ka refuzuar ofertën e ‘Gjallorosëve’ pasi Vazquez konsiderohet si titullar i padiskuteshëm i Carlo Ancelottit.

Vazquez ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2024, ndërsa këtë edicion ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar një gol.

Go to TOP