Reali i kërkon Haalandit të qëndrojë edhe një vit në Dortmund dhe ka një arsyeje të fortë për këtë

Erling Haaland është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në botë.

Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Borussia Dortmundin, teksa është bërë objektiv i madh i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Man City, Man Utd e Liverpool duan shërbimet e sulmuesit shtatlartë.

Norvegjezi ka vendosur të largohet në verë nga Dortmund, por Real Madridit duket se nuk është gati të nënshkruar menjëherë me të.

Gazeta spanjolle Sport ka raportuar se Los Blancos i kanë kërkuar sulmuesit norvegjez që të qëndrojë në Signal Iduna Park së paku deri në vitin 2023.

Real Madridi ka një arsyeje të fortë që i ka kërkuar këtë gjë Haalandit, pasi kontrata e Karim Benzemas me klubin spanjoll skadon në atë vit.

Haaland shihet si zëvendësuesi i Benzemas dhe Los Blancos nuk duan që t’i kenë dy sulmuesit menjëherë në skuadër, pasi njëri nga ta do të duhej të qëndronte në bankën rezervë.

Gjithsesi kjo kërkesë e Realit nuk pritet të pranohet nga Haaland pasi vet ai ka thënë se në verë do të largohet nga Siganl Iduna Park për ta bërë hapin e madh në karrierë. 

Go to TOP