Real Madridi afër transferimit të Haaland

Real Madridi raportohet se ka marrëveshje në parim me Erling Haalandin e Borussia Dortmundit.

Los Blancos ka kohë që po e ndjekin sulmuesin norvegjez që ka impresionuar te skuadra nga Bundesliga.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Real Madridi është takuar me babain e lojtarit dhe agjentin Mino Raiola për të realizuar marrëveshjen.

Por, marrëveshja është që Haaland të qëndrojë edhe për një vit te Dortmundi, derisa mbretërit planifikojnë ta mbajnë Karim Benzeman edhe për një vit.

Është në duart e sulmuesit nëse dëshiron të kalojë në këtë verë te Real Madridi apo në vitin 2023.

Barcelona është po ashtu në garë për Haalandin, mirëpo kriza e tyre financiare po e bënë të pamundur marrëveshjen. 

Go to TOP