Qytetarit në Skenderaj i digjet kamioni, traktori e vetura

Një qytetar nga Skenderaj ka raportuar në Polici se garazhi i objektit të shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri, me ç’rast ka shkaktuar dëme.

Sipas tij, për shkak të zjarrit i janë djegur kamioni, traktori dhe vetura.

Posa Policia e ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga ky incident i zjarri nuk ka persona të lënduar. Megjithatë vlera e dëmeve materiale dyshohet të jetë e lartë. 

Go to TOP