Qytetari në Viti raporton se u rrah nga gruaja dhe djali
Dhunë në familje pati gjatë mbrëmjes së kaluar në Viti.
Viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe djali i tij.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Viti 17.01.2022 – 19:00. Më 24.01.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja edhe djali i tij të dyshuarit kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”.