Putin i quan ‘armë ideale’ këto janë raketat supersonike që u përdoren në Ukrainën perëndimore

Vështirësitë me të cilat po përballen rusët në arritjen e qëllimeve të tyre fillestare në Ukrainë duket se po i shtyjnë ata të përdorin sisteme armësh më të sofistikuara për të goditur pikat në territorin ukrainas.

Kjo përfshin njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, të shtunën në mëngjes, për përdorimin e raketave supersonike Kh-47M2 Kinzhal, të mbiquajtur “kamë”, për të shkatërruar një depo nëntokësore të raketave dhe municioneve për avionë, në një fshat të Ivano-Frankivsk, në Ukrainën perëndimore.

Raketat tejzanor, me një dizajn që u lejon atyre të kryejnë manovra komplekse gjatë gjithë fluturimit dhe të arrijnë shpejtësi deri në 10 Mach , tani janë të pamundura të rrëzohen nga çdo sistem i mbrojtjes ajrore perëndimore, të paktën sipas Moskës. 

Në të njëjtën kohë, përdorimi i tyre në luftën në Ukrainë u bë për herë të parë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Këto raketa, sipas specifikimeve të tyre, kanë një rreze veprimi prej 1250 miljesh, mund të mbajnë koka bërthamore dhe mund të gjuhen nga bombarduesit Tu-22M3 ose interceptorët MiG-31K.

Në prezantimin e kësaj rakete në vitin 2018, Vladimir Putin e kishte cilësuar atë si një “armë ideale”, e cila ka një shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit dhe mund të kapërcejë sistemet e mbrojtjes ajrore.

Deri në prezantimin e saj, Rusia nuk kishte njoftuar zyrtarisht përdorimin e raketës supersonike Kh-47M2 Kinzhal, por disa raporte tregojnë që këto raketa janë shfaqur në Siri në vitin 2016, kur Putini po mbështeste betejat e regjimit të Asadit.

 Në fakt, atë vit bombardimet në Aleppo lanë pas qindra civilë të vdekur.

https://www.youtube.com/watch?v=Io8h2Zwc1NU

Go to TOP