Publikohet raporti 24 orësh për rastet e reja me koronavirus

32 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas testimit të mbi 1 mijë mostrave.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 81 pacientë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 748.

“Nga 1.005 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 81 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.973. Në total numri i rasteve aktive është 748”, ka njoftuar Ministria.

Go to TOP