PSD me aksion tek Ministria e Bujqësisë, kanë një kërkesë për Qeverinë

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para Ministrisë së Bujqësisë.

 Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejtë të ndërhyjë duke ndihmuar bujqit me subvencione.

Krasniqi theksoi se në gjendjen momentale bujqit nuk kanë llogari të mbjellin tokat sivjet.

“E kemi sjell plugun sot këtu për me i tregu Qeverisë së Kosovës më saktësisht Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që për bujqit e këtij vendi, sot nuk ka llogari me mbjell toka në Kosovë. E dimë që në kohë krizash edhe kur janë ato ndërkombëtare, qeveritë vendore janë këtu me i shpërnda ato kriza apo me e zhvendos barrën e asaj krize në mënyrë të barabartë apo me e lehtësu atë krizë”, ka thënë ai.

Më tutje Krasniqi tha se Kosova rrezikohet që të mos ketë mbjellje të grurit këtë vit.

“Tashmë për bujqit tanë është krizë dhe tashmë rrezikohemi edhe për mbjellje të grurit që rrezikojmë edhe në vjeshte”, tha ai.

Go to TOP