Protestuesit e OVL e UÇK-së tentojnë të futen brenda objektit të Kuvendit

Protestuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, pas protestës para Kuvendit kanë hyrë në oborrin e këtij institucioni pavarësisht që aty ishin vendosur pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Masa tani po bënë përpjekje për tu futur brenda në objektin e Kuvendit, në shenjë revolte për heqjen e kësaj kategorie nga ligji për pagën minimale.

Policia ka vendosur kordonin e saj në hyrje të Kuvendit dhe është e vendosur të mos lejoj futjen e protestuesve brenda objekti.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku në protestën e organizuar sot, tha se pushteti aktual po dëshiron ti largojë veteranët nga paga minimale.

“Ky pushtet po dëshiron që ti heq veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale. Deputetët duhet t’ju shërbejnë interesave të atyre që i sollën në ulëse të kuvendit, e jo interesave të politikës ditore”, u shpreh Klinaku.

Ai tutje shtoi se për lirinë për të cilën luftuan do të jenë të gatshëm të mobilizohen sa herë të jetë nevoja.

Go to TOP