Presidentja Osmani niset për në Turqi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është nisur për vizitë zyrtare në Turqi.

Këtë të ditur e ka bërë vet Osmani e anë të një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se në Turqi udhëton me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Postimi i plotë i Osmanit:

Me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan kam nisur vizitën zyrtare në Turqi.

Gjatë qëndrimit në Stamboll po zhvilloj takime me odat ekonomike, prodhues industrial, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë. Në këto takime po shoqërohem nga një delegacion i bizneseve kosovare për t`i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit me bizneset turke.

Ndërkaq në vazhdimin e vizitës, në Ankara, do të takohem me presidentin Erdoğan, ku përveç diskutimit për marrëdhëniet aktuale, do të shihen edhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit. Përveç me presidentin Erdogan, do të takohem edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit turk.

Go to TOP