Presidentja Osmani dhe ministri turk flasin për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në Ankara kanë takuar me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Në takim, ndër të tjera është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shkëmbimit tregtar, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Presidentja theksoi se raportet me Turqinë kanë potencial të zgjerohen e thellohen edhe më tej, në veçanti duke nxitur më shumë investime në Republikën e Kosovës si dhe duke rritur eksportet e Kosovës në Turqi.

Ajo më tej theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si proces nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar se bashkë me aleatët, nuk do të lejojnë destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas presidentes Osmani, paqja dhe e ardhmja e sigurt e rajonit është e mundshme me anëtarësimin e Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO.

Go to TOP