Premtimi i parë i Përparim Ramës, qytetarët shpresojnë të gjejë zbatim

Problemi më i madh i qytetarëve të Prishtinës vazhdon të jetë mungesa e trotuareve ku të lëvizin lirshëm.

Për shkak se veturat parkohen në to, ata detyrohen të ecin nëpër rrugë, paralelisht me veturat që janë në lëvizje.

Për të ndaluar parkimin e veturave në trotuare, ish-kryetari Shpend Ahmeti kishte vendosur pengesa në rrugët e qendrës së Prishtinës, por të cilat jo çdoherë ishin efikase.

Ishte ky edhe premtimi i kryetarit të tanishëm, Përparim Rama, për të cilin, gjatë fushatës zgjedhore, u zotua se do të jetë puna e parë e tij, sapo të marrë postin e kryetarit të Prishtinës.

Por puna e parë në kryeqytet nga Rama nuk është lirimi i trotuareve, por i shesheve të Prishtinës nga shitësit ambulantë, të cilët i largoi javën që shkoi.

Ndërsa qytetarët e shohin si nevojë të domosdoshëm rregullimin e këtij problemi, përderisa presin nga Rama që të mbajë premtimin.

Me ligjin e kryeqytetit, Prishtina pritet të bëhet me policinë e saj, e cila do të merrej edhe me çështjen e trotuareve.

Por edhe pas 3 vjetëve të miratimit të tij në Kuvendin e Kosovës, kjo pikë e këtij ligji nuk ka gjetur ende zbatim.

Go to TOP