Policia jep detaje për rrahjen masive në Obiliq, grupi prej 6 personave therrën me thikë 2 të miturit
Dje në sheshin e Obiliqit ka ndodhur një rrahje midis 8 personave, tre prej të cilëve të mitur për motive ende të panjohura.
Policia thotë se grupi prej 6 personave, 3 prej të cilëve të mitur kanë sulmuar fizikisht dy viktima të mitur duke iu shkaktuar dëme lëndime trupore.
Viktimat janë duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë.
Njësitet policore në vendngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar 3 thika, 1 shufër dhe 1 boks hekuri.
Pas intervistimit të 6-të personat janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Obiliq 11.01.2022-14:18. Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, tre (3) prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit për motive (ende) të panjohura kanë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika, dy viktimat meshkuj koosvarë-të mitur, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimat, janë dërguar për tretman në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar; tri (3) thika, një (1) shufër metali, dhe një (1) boks hekuri. Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të gjithë (6) janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.