Po përfundon epoka e Bale te Reali, Ancelotti konfirmon largimin e uellsianit në fund të sezonit

Koha e Gareth Bale te Real Madridi është pranë fundit. Kështu ka konfirmuar trajneri Carlo Ancelotti të hënën duke thënë se uellsiani do të largohet në fund të sezonit.

Strategu italian ka bërë të ditur se me përmbylljen e kontratës së 32-vjeçarit në verë, ai nuk do të luajë më në Santiago Bernabeu.

“Bale ka pasur lëndime, pastaj kontrata e tij përfundon – ka mundur të mos e ketë pasur motivimin e duhur, por ai dëshiron ta mbarojë në mënyrën si do”.

(Foto: Twitter/Madrid Xtra.)

“Është e rëndësishme për Bale që ta përfundojë mirë karrierën e tij këtu”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për shtyp.

Uellsiani iu bashkua Realit në vitin 2013 nga Tottenham Hotspur për asokohe një shumë rekorde prej 85.1 milionë funte (rreth 100 milionë euro).

Go to TOP