Pesë të arrestuar për dhunë në familje brenda një dite

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Në Malisheve është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 31.01.2022-11:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  nën dyshimin se i njëjti ka ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër  kosovar e-bashkëshortes së tij. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Babë e bir janë arrestuar në Deçan, pasi e kanosen gruan përkatësisht renë e të dyshuarve.

Pas intervistimit ata janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq viktima është kthyer tek familja e saj.

“Deçan 30.01.2022 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë,  babë e bir, nën dyshimin se kanë kanosur viktimën femër  kosovare, bashkëshorten e të birit. Viktima pas intervistimit është kthyer tek familja e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Edhe në Prizren u arrestua një person për dhune në familje. Pas bastisjes së shtëpisë atij iu gjetën tri armë. I dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

“Prizren 31.01.2022-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovar e-bashkëshortes së tij dhe më pas ka dëbuar nga shtëpia të gjithë familjarët. Njësitet policore (me urdhër të prokurorit) gjatë bastisjes  së shtëpisë së dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë me leje: një pistoletë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe 191-fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Ferizaj është arrestuar një person për dhunë ndaj gruas së tij. Edhe ky me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 31.01.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Go to TOP