Pesë raste të vjedhjeve gjatë të premtes në Kosovë

Pesë raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në këto raste janë vjedhur një veturë, kamerat e sigurisë në një xhami, stoli ari e para të gatshme dhe gjëra ushqimore.

Detaje nga raporti:

Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë 28.01.2022 – 18:30. Një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Maqedonisë. Rasti është duke u hetuar.  

Milloshevë, Obiliq 27.01.2022 – 10:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur nga objekti i xhamisë, e kanë vjedhur diviarin e kamerave të sigurisë. Rasti është duke u hetuar.   

Fsh. Krajk, Prizren 28.01.2022 – 21:04. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe euro para të gatshme. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Luja Braja, Mitrovicë 28.01.2022 – 08:40. Ankuesi mashkull  kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në magazinën e tij dhe nga aty i janë vjedhur gjëra ushqimore.

Fsh. Jagnjenicë, Zubin Potok 28.01.2022 – NN. Një mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda objektit të kishës dhe nga aty kanë vjedhur rreth 2000-3000 dinar (monedhë e Serbisë). 

Go to TOP