Përfaqësuesja e Kosovës në Pingpong merr pjesë në Kampionatin Ballkanik për Senior në Sarajevë
Nga data 4 deri me 8 shtator 2024, përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në kampionatin ballkanik të seniorëve i cili do të mbahet në Sarajevë të Bosnjës.
Përfaqësuesja e Kosovës është përgatitur për këtë kampionat prestigjioz, dhe do të prezantohet në kategorinë e meshkujve me lojtarët:
Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Yll Dragidella të udhëhequr nga trajneri Dardan Imami.
Në kategorinë femrave, Alma Mehmeti, Lenë Osmani dhe Shega Hashani do të përfaqësojnë me krenari Kosovën, të përcjella nga trajneri Ridvan Hashani.
Pjesë e delegacionit të Kosovës do të jenë kryetari Nehat Çitaku dhe anëtari i bordit Remzi Shala.
Lojtarët tanë do të garojnë në kategorinë individuale, çifte dhe çifte të përziera.
Gjatë këtij kampionati do të organizohet edhe kongresi i BTTU ku janë paraparë zgjedhjet për kryetar dhe 4 nënkryetar të BTTU-së. Këtë vit, kandidat për nënkryetar të BTTU-së do të jetë edhe Kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës z. Nehat Çitaku. /Kosova.info/