Pas Ferran Torresit, Barcelona synon t’ia rrëmbej Cityt edhe mbrojtësin Laporte

Barcelona thuhet se ka kthyer gjithë vëmendjen te transferimi i mundshëm i mbrojtësit të Manchester Cityt, Aymeric Laporte.

Laporte, 27 vjeç, ishte i pakënaqur me humbjen e vendit të tij si titullar i rregullt sezonin e kaluar ndaj John Stones.

Por, reprezentuesi spanjoll ka rikthyer pozicionin e titullarit gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, duke dhuruar paraqitje të mira.

Megjithatë, sipas The Sun, Barcelona shpreson të marrë një injeksion të hollash verën e ardhshme dhe të bëjë një lëvizje për të nënshkruar me Laporte pas Ferran Torres.

Gjigantët e Camp Nou njoftuan transferimin prej 55 milionë funtesh të yllit 21-vjeçar të City në fillim të kësaj jave, por ky transferim erdhi pas një kredie.

Barcelona pret të merr më shumë para verën e ardhshme për të mundur të përballojë nënshkrime të reja, pasi Xavi synon disa transferime.

Ndryshe, Laporte u transferua për 58 milionë funte nga Athletic Bilbao në vitin 2018 dhe City do të tentoj ta rikthej investimin në rast të largimit të lojtarit. 

Go to TOP