Operacion bastisje në një shtëpi në Obiliq, policia konfiskon armë dhe substanca narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në rajonin e Prishtinës, saktësisht në Obiliq.

Si rrjedhojë e angazhimeve të njëpasnjëshme, në një shtëpi në Obiliq zyrtarët policorë kanë kryer një operacion bastisje ku është arrestuar personi i dyshimtë.

I arrestuarit në këtë rast është M.Q, shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar:

– një pushko-mitrolez M-7.92,
– një magazinë të fishekëve,
-rreth 617 fishekë,
-2 radiolidhje.
– tri thika,
-52g substance narkotilke lloji nuk dihet,
-19g substance narkotike dyshohet marihuanë etj.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

I dyshuari ngarkohet me veprat:

– mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës si dhe

– posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge.

Go to TOP