Ofendohen e më pas sulmohen dy policë në Shtërpcë
Dy persona janë arrestuar dje në Shtërpcë pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit në momentin e sulmit kanë qenë në gjendje të dehur.
Paraprakisht, ata kanë ofenduar zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.