Notat e lojtarëve: Salernitana 0-2 Juventus, vlerësohet paraqitja e Moratas

Juventusi e ka kryer detyrën në udhëtimin te Salernitana duke marrë tri pikë të plota.

Zonja e Vjetër luajti më mirë se kundërshtari gjatë gjithë lojës, ashtu që ka marrë notë më të lartë mesatare në krahasim me vendasit.

Juan Cuadrado (8.1) ka marrë vlerësimin më të lartë nga lojtarët startues, derisa Alvaro Morata (8.2). është vlerësuar lartë për paraqitjen e tij pas inkuadrimit në lojë.

Frederik Veseli (6.7) ka marrë notën e dytë më të lartë tek ekipi i tij, pas Federico Bonazzolit (7.0).

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Salernitana 0-2 Juventus.

Go to TOP