Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Zhur-Prizren

Mëngjesin e sotëm në dalje të fshatit Zhur në drejtim të Prizrenit ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një veture, ku si pasojë pasagjeri i veturës ka humbur jetën, raporton Kosova.info.

Nga aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar Azem Baraliu, shef i operativës së Policisë së Kosovës në njësinë e trafikut në Prizren.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar”, deklaroi Baraliu.

Tutje, ai bëri të ditur se njëri nga të lënduarit ka lëndime më të rënda, ndaj është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pamje nga aksidenti:

 

Go to TOP