Neymar vihet në shitje nga PSG

Paris Saint-Germain është e gatshme t’i thotë lamtumirë Neymarit në këtë afat kalimtar veror.

Ylli brazilian është një fytyrë e madhe e marketingut për klubin parisien, por brenda fushës ka lënë shumë për të dëshiruar.

Nga një super lojtar te Barcelona, sulmuesi në Parc de Princes është përballur me lëndime të vazhdueshme, sidomos në ndeshje kyçe ka munguar.

Andaj, PSG është e gatshme t’i ndajë rrugët më të, ndërsa thuhet se kërkon afro 120 milionë euro për kartonin e tij.

Por, top klubet evropiane ngurrojnë të paguajnë atë shumë, por për një rreth 100 milionë, mund të ishte zhvilluar një garë e nxehtë.

Me qëndrimin e Kylian Mbappes në skuadër, PSG po projekton ndërtimin e skuadrës përreth tij, derisa edhe Lionel Messi mund të shijojë edhe një sezon në Ligue 1.

Go to TOP